Kur forcat speciale ruse morën nga një avion privat në Siberi në tetor 2003 ish-oligarkun Mikhail Khodorkovsky, njeriun më të pasur të Rusisë dhe kritik të hapur të presidentit Vladimir Putin u shënua një moment kyç në vitet e para të regjimit të Putinit.
Khodorkovsky kontrollonte kompaninë e naftës dhe gazit Yukos dhe u arrestua si i pari oligark që përballej me burgun gjatë asaj periudhe represioni ndaj çdo shenje kundërshtimi.
Pas rrënimit të kompanisë së gazit, u shënua fundi i çdo lloj ekonomie tregu të hapur ose transparence në Rusi.
22 vjet më vonë, Rusia është kthyer në një shtet totalitar dhe Putin duket se sërish e sheh Khodorkovskyn si një kërcënim serioz.
Këtë muaj, shërbimi federal rus i sigurisë (FSB) akuzoi Khodorkovskyn, që tani jeton në Londër, dhe 22 anëtarë të Komiteti kundër Luftës i Rusisë për “komplot për rrëzimin e rendit kushtetues në Federatën Ruse”. Khodorkovsky i mohoi menjëherë akuzat si gënjeshtra politike.
Analistët në Moskë dhe jashtë saj shohin këtë lëvizje si shenjë të qartë se zemra e pushtetit rus përjeton një ndjenjë të re të brishtësisë dhe shqetësimit.
“Na tregon që Kremlini është duke u bërë paranojak”, thotë John Herbst, drejtues i lartë i Qendrës Eurasia në Atlantic Council.
Ekonomia ruse duket se po dobësohet…
Ndërsa normat e interesit janë të paimagjinueshme për standardet moderne, banka qendrore në tetor vendosi normën në 21% dhe tani është rreth 16.5% dhe borxhet publike për industrinë ushtarake kapin shifrën prej rreth 190 miliardë $ (rreth 23% e të gjithë kredisë korporative).
Industria e armëve, që është bërë shtylla kryesore e ekonomisë ruse, po tregohet jo e qëndrueshme, me CEO-t e kompanive të mëdha që paralajmërojnë falimentime nëse vazhdohet me këtë ritëm.
Banka qendrore dhe institucionet e tjera ekonomike i mohojnë problemet, por analistët paralajmërojnë se “në fund të fundit, një bum kredish është i pashmangshëm”.
Një pjesë e madhe e huave korporative të Rusisë janë dhënë pa transparencën e duhur. Kjo i ka lënë bankat me portofola të mbushura me detyrime me rrezik të lartë. Sipas analistëve, kjo është një “pishinë e errët borxhesh” dhe nuk dihet se sa shuma janë marrë për pjesën e armatimeve.
Rusia që dikur njihej për pragmatizmin ekonomik dhe tregun e lirë, pra me rezultate konkrete në këtë fushë, është kthyer në një makineri shtetërore ushtarake dhe burokratike.
Institucionet ekonomike janë dobësuar, opozita është shtypur dhe frika ka hyrë në çdo pore të pushtetit.
Ky kombinim i shtyrjes së ekonomisë drejt luftës, borxheve të larta dhe mungesës së lirisë politike nuk është vetëm një problem për Rusinë, është një alarm për Evropën dhe botën.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…