Pas miratimit të paketës së 6-të të sanksioneve nga Komisioni Europian ndaj Rusisë duket se Moska kërkon të hakmerret ndaj Perëndimit.
Kompania ruse shtetërore e gazit, Gazprom pas ndërprerjes së furnizimit për Hollandën tani më ka shënjestruaredhe Gjermaninë dhe Danimarkën.
Me arsyetimin se këto dy vende kanë refuzuar të paguajnë gazin në rubla, GazProm njoftoi se duke nisur nga data 1 Qershor do të ndërpresë furnizimin me gaz për kompaninë Orsted në Danimarkë dhe Shell Energji në Gjermani.