Rusia kërkon hetim për spiunin rus punonjës të OKB që ju thye nofulla në Kosovë

Rusia kërkon hetim për incidentin e rrahjes së spiunit rus përfaqësuesi i misionit të OKB-së në Kosovë, Mihail Krasnoshçekov në vitin 2019.

Këtë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në këtë organizatë Vasilij Nebenzja.

“Akoma po presim informatë konkrete për pjesëmarrësit e incidentit që ka ndodhur me 28 maj 2019, kur pjesëtar të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dhe rrahur përfaqësuesin e UNMIK-ut. Ky krim ende nuk është hetuar dhe askush nuk është dënuar, kërkojmë dhe insistojm[ në hetim në procedimin e kryesve”, nënvizoi Nebenzja gjatë takimit online të mbledhjes.

Aksioni i forcave speciale të Kosovës në veri ka nisur me 28 maj në mëngjes, me arsyetimin se bëhet fjalë për aksion kundër krimit të organizuar. Policia e Kosovës ka shkuar atje me automjete të blinduara, ndërkohë që serbët lokal vendosën barrikada në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok dhe u përleshën me policinë pas të cilave kishte të shtëna.

Krasnoshçekov edhe pse kishte imunitet diplomatik u arrestuar dhe u rrah brutalisht gjatë këtij operacioni të forcave speciale, ku ka marr lëndime nën sy dhe nofullën të epërme.