Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto shtete.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se anija në pronësi greke, Green Admire, po largohej nga Sillamae, një port estonez i Detit Baltik, duke përdorur një kanal të caktuar navigimi që kalon nëpër ujërat ruse, sipas Ministrisë së Jashtme estoneze.
Ministria e Jashtme estoneze tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për incidentin, shkruan A2 CNN.
“Incidenti i sotëm tregon se Rusia vazhdon të sillet në mënyrë të paparashikueshme”, tha ministri i Jashtëm Margus Tsahkna, shkruan A2 CNN.
“Unë gjithashtu i kam informuar aleatët tanë për ngjarjen”, vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
Anija “Green Admire” është ankoruar tani pranë ishullit Hogland të Rusisë, sipas “Marine Traffic”, një faqe interneti që gjurmon anijet.
Anija ishte nisur për në Roterdam duke transportuar naftë argjilore estoneze, tha Administrata e Transportit Estonez.
Kanali i lundrimit nga Sillamae përmes ujërave territoriale ruse është krijuar sipas një marrëveshjeje midis Estonisë, Finlandës dhe Rusisë për të shmangur cekëtinat në ujërat estoneze, tha administrata.
Administrata vijoi më tej duke thënë se anijet që lundrojnë drejt dhe jashtë portit tani do të udhëhiqen përmes ujërave territoriale estoneze.
Të enjten, Estonia tha se Rusia kishte dërguar një avion luftarak në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Detin Baltik, pas një përpjekjeje për të ndaluar një tanker me destinacion Rusinë, që mendohet të jetë pjesë e një të ashtuquajture “flotë në hije” të përdorur nga Moska për të shmangur sanksionet.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…