BOTA

Rusia në këmbë: Thirrje për protesta mbarëkombëtare për mobilizimin e Putinit

Opozita ruse bëri thirrje të mërkurën për protesta kundër presidentit Vladimir Putin, pasi ai urdhëroi mobilizimin e 300,000 rezervistëve për atë që kundërshtari i Kremlinit Alexei Navalny e cilësoi një luftë kriminale të dështuar.

Presidenti Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të Ukrainës, duke paralajmëruar perëndimin se nuk po bënte “blof” kur tha se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë.

Zoti Navalny, udhëheqësi më i shquar i opozitës ruse, i cili aktualisht është në burg, tha se Putini po dërgonte më shumë rusë drejt vdekjes për një luftë të dështuar.

“Është e qartë se lufta kriminale po përkeqësohet, po thellohet dhe Putini po përpiqet të përfshijë sa më shumë njerëz në të”, tha zoti Navalny në një video-mesazh nga burgu, të regjistruar dhe publikuar nga avokatët e tij.

Që nga agresioni i 24 shkurtit, presidenti Putin ka goditur disidencën dhe median, me mijëra të arrestuar në protestat kundër luftës dhe një ligj të ri që parasheh dënime me 15 vjet heqje lirie për ata që shpërndajnë “lajme të rreme” për ushtrinë.

Televizioni shtetëror rus i quan kritikët tradhtarë të paguar nga perëndimi. Presidenti Putin thotë se vendi është në një betejë me perëndimin për Ukrainën, e cila, thotë ai, po përdoret nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në një përpjekje për të shkatërruar Rusinë.

Grupet ruse kundër luftës bënë thirrje për protesta në rrugë kundër urdhrit të mobilizimit.

Në ditët e para të luftës, policia shtypi protestat e natës në rrugë duke arrestuar të paktën 16,000 protestues.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

10 minuta ago
  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

16 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

20 orë ago