BOTA

Rusia planifikon të fikë centralin bërthamor Zaporizhzhia

Rusia refuzon të largojë trupat nga centrali bërthamor Zaporizhzhia dhe nga ana tjetër paralajmëron për katastrofë. Gjithashtu forcat ruse kanë kërcënuar se do ta fikin centralin. Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se forcat ruse synojnë të ndërpresin nga rrjeti ukrainas energjinë e prodhuar nga centrali.

Loja teatrale e presidentit rus Vladimir Putin kësaj here u zhvillua gjatë telefonatës me kreun francez Emmanuel Macron. Në një deklaratë pas telefonatës, Kremlini tha se Putini “theksoi se bombardimet sistematike të ushtrisë ukrainase” po “krijojnë rrezikun e një fatkeqësie të konsiderueshme”.

Të dy presidentët ranë dakord për nevojën e dërgimit të një misioni vëzhgues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të vlerësuar gjendjen reale të punëve dhe Kremlini tha se pala ruse “do t’u sigurojë inspektorëve të agjencisë ndihmën e nevojshme”.

Pallati Elysee gjithashtu lëshoi një deklaratë, ku thotë se Macroni “nënvizoi edhe një herë shqetësimin e tij për rreziqet e paraqitura nga situata në centralin bërthamor Zaporizhzhia”. Dy presidentët do të bisedojnë sërish me njëri-tjetrin në ditët në vijim, pasi janë zhvilluar diskutimet mes ekipeve teknike dhe përpara vendosjes së misionit.

Në frontin e luftës, raportohet për shpërthime gjatë natës pranë bazave ushtarake në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë, shfaqje e dukshme e aftësisë në rritje të shpejtë të Kievit për të bërë kërdinë me logjistikën e Moskës larg vijave të frontit.

Shpërthimet pasojnë sulme të mëdha të javës së kaluar në një bazë ajrore në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Në një vlerësim të fundit, një zyrtar perëndimor tha se sulmet ukrainase në Krime kanë zhdukur gjysmën e forcës ajrore ruse të dislokuar buzë Detit të Zi.

Në Krime u raportuan shpërthime pranë një baze ajrore në Belbek, në bregun jugperëndimor pranë Sevastopolit, ku ndodhet selia e Flotës ruse të Detit të Zi.

Në anën e kundërt të gadishullit, qielli u ndriçua gjithashtu në Kerç pranë urës së madhe që lidh Krimenë me Rusinë. Brenda Rusisë, dy fshatra u evakuuan pas shpërthimeve në një depo municionesh në provincën Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën.

Më afër frontit, Kievi njoftoi gjithashtu një numër sulmesh gjatë natës pas linjave ruse në provincën jugore Kherson, një nga rrugët e fundit për Rusinë për të furnizuar mijëra trupa në bregun perëndimor të lumit Dnipro.

Dy universitete u goditën nga bombardimet ruse në Ukrainën Lindore herët të premten. Tre persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë 13-vjeçar.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

10 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

15 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

15 orë ago