KRYESORE

Rusia pretendon se qëlloi me bomba ndaj anijes britanike, Londra mohon incidentin

Mbretëria e Bashkuar mohon incidentin me Rusinë në Detin e Zi, në afërsi të Krimesë. Ministria e Mbrojtjes në Londër thotë se ushtria e Moskës nuk ka lëshuar të shtëna dhe bomba paralajmëruese ndaj destrojerit britanik. Gjithashtu sqaroi se “anija e Marinës Mbretërore po kryente një kalim të pafajshëm përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Besojmë se rusët po zhvillonin një stërvitje me armë zjarri në Detin e Zi dhe i dhanë komunitetit detar një paralajmërim për aktivitetin e tyre. Nuk pati të shtëna të drejtuara ndaj HMSDefender dhe nuk njohim pretendimin që bomba u lëshuan në afërsi të tij.”, deklaroi Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Pretendimet e Rusisë janë kritikuar edhe nga Ukraina.

“Një provë e qartë e pozicionit të Ukrainës: Veprimet agresive dhe provokatore të Rusisë në Detin e Zi, pushtimi dhe militarizimi i Krimesë përbëjnë një kërcënim për Ukrainën dhe aleatët. Kemi nevojë për një bashkëpunim cilësor mes Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s në Detin e Zi.”, u shpreh ministri ukrainas i mbrojtjes.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes, e cituar nga mediat në Moskë, tha se anija britanike u largua nga ujrat territorialë menjëherë pas incidentit. Gjithashtu pretendon se gjatë ballafaqimit ushtria ruse qëlloi me të shtëna paralajmëruese dhe me dy bomba për të larguar anijen luftarake britanike nga patrullimi afër Krimesë. Mediat ruse raportuan ndër të tjera se diplomatë të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Rusi janë thirrur nga Ministria e Mbrojtjes për sqarime.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

23 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago