Derisa Ukraina po i rimerr tokat e saj, Rusia deklaroi se është pro negociatave me Kievin zyrtar.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se nuk janë kundër negociatave, por që sipas tij, Ukraina është ajo që po refuzon, raportoi BBC-ja të dielën.
Lavrov shtoi se sa më shumë që Ukraina e zvarrit procesin, aq më i vështirë do të jetë negocimi.”
“Ne nuk jemi kundër negociatave. Nuk i refuzojmë ato, por ata që i refuzojnë duhet ta kuptojnë se sa më shumë që zvarritet ky proces, aq më i vështirë do të jetë negocimi”, deklaroi ai.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi në Twitter të dielën se vetëm Ukraina e përcakton agjendën për negociatat.
Ai theksoi se pajtohen për të negociuar, nëse çlirohen të gjitha territoret ukrainase, Rusia i paguan reparacionet e luftës dhe ndëshkohen kriminelët.
Rusia dhe Ukraina i nisën negociatat në prill, por që në atë periudhë, Rusia kreu masakër mbi civilët në Bucha të Ukrainës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…