BOTA

Rutte tallet me Putin: Ariu rus ecën me ritmin e kërmillit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është tallur me shtetin e drejtuar nga Vladimir Putin.

“Rusët po pësojnë humbje marramendëse ditë pas dite: 35 mijë të vdekur në dhjetor dhe 30 mijë në janar. Në vend që t’i perceptojmë rusët si një ari të fuqishëm, duhet të kuptojmë se ata po lëvizin nëpër Ukrainë me shpejtësinë e një kërmilli kopshti. Nuk duhet të biem në kurthin e propagandës ruse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke folur në një konferencë për shtyp gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ndërkohë, një raund i ri negociatash midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë, shkruan A2.

Njoftimi erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga RIA Novosti. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago