POLITIKE

Sa vjet burg rrezikon Trump nëse FBI i gjen dokumente për keqpërdorimin e të dhënave

Ish-Presidenti i SHBA, Donalt Trump mund të ndalohet të mbajë poste publike nëse shpallet fajtor për keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë, pasi ka dyshime se në materialet që FBI ka gjetur në rezidencën e tij luksoze Mar-a-Lago janë konfidenciale dhe janë marrë pa të drejtën e tij gjatë shpërnguljes nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë saga ligjore do të jetë një zhvillim ‘bombastik’ që do të hidhte në tokë shpresat e tij për një rikandidim për postin e Presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.

Ligji federal në Amerikë ndalon një person të dënuar për keqpërdorimin e dokumenteve të mbajë ndonjë post zyrtar në SHBA.

“Nëse Trump dënohet sipas këtij statuti federal, atij do t’i ndalohet të mbajë çdo detyrë, përfshirë zyrën e presidentit”, tha ish-prokurorja federale Neama Rahmani për DailyMail.com.

Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida u bastis nga FBI të hënën dhe aksioni thuhet se është pjesë e një hetimi të gjerë, por vetë ish-Presidenti nuk ka deklaruar në mënyrë specifike se çfarë po kërkonin agjentët federalë, por tha vetëm se shtëpia e tij ishte “nën rrethim dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh”.

“Trump mund të përballet me ekspozim të rëndësishëm kriminal’ nëse bastisja e FBI-së përcakton se ai shkatërroi të dhënat e qeverisë”, tha Rahmani, i cili është president i avokatëve të Bregut Perëndimor.

Ai tha se Trump ka të ngjarë të akuzohet sipas Kodit të SHBA-së, Titulli 18, Seksioni 2071, i cili përfshin fshehjen ose shkatërrimin e dokumenteve të qeverisë amerikane. Kodi thotë se kushdo që ‘fsheh, heq, gjymton, fshin ose shkatërron me dashje dhe në mënyrë të paligjshme, ose tenton ta bëjë këtë, ose, me qëllim për ta bërë këtë, merr dhe heq çdo procesverbal” mund të gjobitet dhe dënohet me një maksimum prej tre vjet burg.

Dispozita gjithashtu thekson se kushdo që dënohet për fshehjen ose shkatërrimin e të dhënave “do të humbasë detyrën e tij dhe do të skualifikohet nga mbajtja e ndonjë posti nën Shtetet e Bashkuara”.

Kujtojmë se Trump mori me vete 15 kuti me materiale kur u largua nga zyra e tij në Uashington D.C., në janar 2021.

Kutitë u kthyen në Arkivin Kombëtar një vit më vonë, në janar 2022, por agjentët të hënën thuhet se po kërkonin të shihnin nëse Trump kishte mbajtur të dhëna presidenciale shtesë ose ndonjë dokument të klasifikuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

30 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

17 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

18 orë ago