POLITIKE

“Safari i Snajperëve”, Shesheli dikur thoshte se Vuçiq ka qenë vullnetar në njësinë e Slavko Aleksiqit në Sarajevë

Sipas një dëshmie të dhënë në vitin 2012 para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), politikani nacionalist serb Vojislav Sheshel ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq, para se t’i bashkohej partisë së tij, kishte shërbyer si vullnetar në njësi paramilitare gjatë luftës në Bosnje.

Në dëshminë e tij, Sheshli ka thënë se Vuçiq kishte qenë nën komandën e Slavko Aleksiqit në zonën e Varrezave Hebraike në Sarajevë, një prej pikave më të përfolura gjatë rrethimit të qytetit.

Kjo dëshmi po shfrytëzohet së fundi nga avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili përmes një serie postimesh po pretendon se Vuçiq mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitetet e ashtuquajtura “Safari snajperësh”, një praktikë e denoncuar prej vitesh, e cila përfshinte vrasjen e civilëve nga pozicione të larta rreth Sarajevës.Stojkoviq ka rikthyer në qendër të debatit publik deklaratat e Sheshelit, duke theksuar se njësia e Aleksiqit ishte e vendosur pikërisht në një nga lokacionet që përmendet shpesh në raportimet për përdorimin e snajperëve kundër civilëve gjatë rrethimit.

Ndërkohë, autoritetet ndërkombëtare dhe institucionet hetimore kanë trajtuar më herët pretendime të ngjashme, por deri tani nuk ka një vendim gjyqësor që i lidh drejtpërdrejt individët e përmendur me rastet e dokumentuara të vrasjeve ndaj civilëve në Sarajevë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago