Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një teqe bektashiane, jo thjesht me prezencë fizike por edhe me ritual, duke u lutur mbi varrin e një të vdekuri, që në këtë sekt mund të jetë një baba i dikurshëm me veti hyjnore.
Kjo ndodh për herë të parë me Berishë, i cili u ka qëndruar larg raporteve të ngushta me domenet e besimit, njëherësh duke mos u shfaqur si ndonjë besimtar i thekur i kësaj apo asaj feje.
Por së fundi, në një ripërpjekje për të siguruar përkrahje sa më të madhe nën bindjen se mund të vijë sërish në pushtet, edhe me “non grata” amerikane mbi shpinë, ai është shfaqur si një bektashi nga ata që luten që thekshmërisht luten mbi varre.
Kujtojmë se fetarisht, përkundër faktit se bektashinjtë deklaronte sekt musliman, lloji i adhurimeve të tyre konsiderohet si “mëkati më i madh” në Islam, pasi krijesa trajtohet si Krijues, pra në pikën ku njeriu i lutet njeriut.
Berisha nuk e ka deklaruar ndonjëherë se cili është besimi i tij, ndrzshe nga Rama që vetëshpallet katolik. Pas kësaj pamjeje të tij, përfshirë në ritual lutjeje, ngrihet pyetja: mos është bektashi?