Ndërsa Sali Berisha ishte brenda në SPAK duke dhënë llogari për korrupsionin në aferën Partizani, një pankartë me mesazh kundër ish-kryeministrit është shfaqur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
‘Rroftë Amerika’ shkruhej në pankartën e qytetarit Sokol Sylisufaj, i cili nga makina bëri edhe thirrje për Altin Dumanin.
“Altin Dumani nuk mundet me hy në tokë korrupsioni. Rroftë Amerika e dini ju. Rroftë Altin Dumani që ju sjell këtu, rroftë Amerika. Vetëm Amerika ju bie në dyer të SPAK-ut e Yuri Kim”, tha ai.
Ndonëse në arrest shtëpie, dhe i ndaluar të flasë me këdo tjetër përvec se bashkëjetuesve, Berisha theu masën e sigurisë menjëherë pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, duke u ndalur të flasë para mediave, ndërsa sulmoi SPAK.