Liderët e Senatit amerikan për komitetin e marrëdhënieve me jashtë kanë deklaruar se janë shumë pranë aprovimit të “sanksioneve më të forta” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se nuk do të ketë një sprapsje ndaj përpjekjeve të kreut të Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.
“Nuk mund të kemi një skenar si ai i Mynihut sërish”, tha drejtuesi i panelit të demokratëve, Bob Menendez nga New Jersey, duke kujtuar marrëveshjen e vitit 1938, kur aleatët i dhanë një pjesë të Çekosllovakisë Adolf Hitlerit, duke besuar se do të shuante luftën.
Sipas Menendez-it, Putini nuk do të ndalojë nëse ai beson se Perëndimi nuk do të përgjigjet.
“E pamë se çfarë bëri në Gjeorgji në vitin 2008”, vijoi ai. “E pamë se në vitin 2014, e vazhdoi aksionin duke aneksuar Krimenë”.
Po sipas senatorit, dakordësia mbi sanksionet do të arrihet në formë bipartizane. Pra, me mbështetjen si të demokratëve, ashtu edhe të republikanëve.
Me mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit, ku do të flitet posaçërisht për konfliktin Ukrainë-Rusi, mund të ketë edhe diskutime të radhës mbi sanksionet e perëndimit ndaj Putinit.
Kjo nuk do të thotë se vendet anëtare, nuk do të dëgjojë shqetësimet e Moskës gjatë mbledhjes. Kjo do të thotë se ka një zë të unifikuar mbi këtë ngjarje mes partnerëve.
Me tensionet në rritje, përshkallëzimi i konfliktit drejt luftës mund të vijë më shpejt seç mendohet. Pavarësisht kësaj, zgjidhja politike dhe diplomatike, është ajo e cila po kërkohet ditë pas dite.
Me dialogun Washington-Moskë pezull nga ana tjetër, një shkëndijë e vetme, mund të ndezë fuçinë e barutit në Ukrainën lindore.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…