KRYESORE

Sapo erdhën 18 mln € në Shqipëri, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave njoftoi SPAK, italianët u “tërbuan” e telefonuan Rezart Taçin

Shuma prej mbi 18 milionë euro e vendosur nën sekuestro në kuadër të hetimeve të autoriteteve italiane dhe SPAK në Shqipëri, ishte raportuar nga Alfa Bank në Drejtorinë e Pastrimit të Parave, e cila ka urdhëruar ngrirjen çdo transkasioni dhe ka vënë në dijeni organet e akuzës për të hetuar më tej.

Vlera prej 18 milion e 400 mijë eurove e sekuestruar në “Alfa Bank” në Tiranë, është pikasur jo vetëm nga prokuroria e Palermos që përgjonte biznesmenët, por dhe nga Drejtoria e Pastrimit të Parave në Shqipëri.

Në muajin korrik 2021, kur në llogarinë e Françesko Zummos në Shqipëri kanë ardhur eurot nga Zvicra, stafi i “Alfa Bank” ka raportuar këtë megatransaksion në Drejtorinë e Pastrimit të Parave që ndodhet në Ministrinë e Financave.

Kjo Drejtori mësohet se sapo është vënë në dijeni për prezencën e 18 milion e 400 mijë eurove ka urdhëruar bankën të mos veprojë me kalimin eurove në Hong Kong dhe Singapor.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Paravee ka vendosur një masë të përkohshme të bllokimit të pasurisë, ndërsa menjëherë ka njoftuar dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK në Tiranë.

Për bllokimin e eurove në Shqipëri nuk kishte dijeni Françesko Zummo dhe këshilltari ekonomik i tij, Fabio Petruzella.

Të dy këta shtetas italianë prisnin që eurot të kalonin nga Shqipëria në kontinentin e Azisë, në Singapor. Por eurot nuk po kalonin dhe menjëherë ata nga vila e tyre në Palermo kanë vendosur të telefonojnë biznesmenin Rezart Taçi.

Ekonomisti Petruzella, edhe ai i arrestuar tashmë, ia kishte besuar operacionin Rezart Taçit, i cili bashkë me njerëzit e tij në Tiranë, Artur Balla dhe Bledar Lilo, kishte ndjekur të gjitha fazat, por pa informuar që pak ditë pas derdhjes së shumës me 28 korrik 2021, Drejtoria kundër Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, e kishte bllokuar llogarinë e Zummos, duke e sinjalizuar atë transfertë si te dyshimtë.

Nga Palermo, dy italianët telefonojnë Rezart Taçit në Milano, duke i kërkuar atij llogari dhe informacione direkte, se përse “Alpha Bank” i ka bllokuar eurot që kishin mbëritur nga Zvicra në Shqipëri.

Sipas dosjes hetimore, Rezart Taçi, siguron plakun Zummo mbi faktin se paratë e tij janë të sigurta dhe në të njëjtën kohë thotë se për këtë shumë prej gati 19 milionë euro ai garantonte me pasuritë e veta.

Rrethanat e kësaj bisede mes Zummos dhe Rezart Taçit janë përgjuar nga prokuroria italiane në shtëpinë e Fabio Petruzellës, i cili të nesërmen ia ka treguar detajet bashkëjetueses së tij, duke i thënë se:

“…dje plaku mori në telefon Rezartin dhe me tone shumë të acaruara i tha: ”…Miku im, çfarë dreqin po kurdis…!”

Në këtë pikë Rezart Taçi e siguroi se:

“…Jam unë garant! Të kam thënë, jam unë garant…!”-duke marrë përgjegjësi edhe me pasuritë e veta, nëse do dështonte si operacion.

Në këtë situatë të ndërlikuar dhe jo shumë të këndshme për bosin plak, rezulton se Zummo i ka kërkuar Rezart Taçit që t’i japë një financim paradhënie prej 500 mijë eurosh për disa shpenzime urgjente që duhet të bëjë në Milano nëpërmjet Fabios.

Por në fakt këta para nuk janë dhënë asnjëherë nga Taçi. Nga gjithë operacioni i pastrimit të parave, Rezart Taçi, bashkë me Fabio Petruzellan, do të përfitonin një fitim prej 16 për qind të shumës së pastruar, baraz me 3.088.000 euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

7 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago