Sauditët arrestojnë një arab që ndihmoi gazetarin izraelit të hynte në Mekë

Një shtetas saudit i cili dyshohet se ka ndihmuar gazetarin izraelit Gil Tamary të hyjë në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës është arrestuar dhe do të ndiqet penalisht, tha policia e Mekës të premten. Mediat zyrtare saudite gjithashtu treguan se “procedurat” do të hapeshin kundër gazetarit izrealit Tamary.

Kanali 13 transmetoi të hënën një video-klip të Tamary-së duke u futur fshehurazi në Mekë, qyteti më i shenjtë i Islamit, në kundërshtim me një ndalim për jomuslimanët.

Policia rajonale e Mekës ka “referuar një qytetar” te prokurorët për bashkëpunim të dyshuar në “transferimin dhe lehtësimin e hyrjes së një gazetari (jomusliman)”, tha një zëdhënës i policisë në komentet e raportuara nga Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite.

SPA nuk e përmendi emrin e gazetarit, por tha se ai është shtetas amerikan. Ai tha se çështja e tij i është referuar gjithashtu prokurorëve, “për të ndërmarrë procedurat e nevojshme kundër tij në përputhje me ligjet e aplikuara”.

Gazetari izrealit ka gjithashtu nënshtetësi amerikane.

Për të mbrojtur identitetin e shokut të tij, Tamary nuk e tregoi fytyrën e tij dhe e shtrembëroi zërin e tij në videon një minutëshe që postoi në Twitter të hënën dhe Channel 13 transmetoi një reportazh dhjetë minutësh që dokumentonte vizitën e tij atë natë.

Pavarësisht rritjes së kontakteve të biznesit dhe sigurisë në prapaskenë, Arabia Saudite nuk e njeh Izraelin dhe nuk iu bashkua Marrëveshjes së Abrahamit të ndërmjetësuar nga SHBA të vitit 2020, që panë që shteti hebre të vendoste lidhje me dy nga fqinjët e mbretërisë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Në reportazhin e tij afërsisht 10-minutësh, Tamary viziton malin Arafat, ku pelegrinët myslimanë të veshur me rroba mblidhen për t’u lutur gjatë kulmit të pelegrinazhit të haxhit çdo vit.

Ai e bën të qartë se e di se ajo që po bën është e jashtëligjshme, por thotë se donte të shfaqte “një vend që është kaq i rëndësishëm për vëllezërit dhe motrat tona muslimane”.

Arsyetimi i  gazetari dhe falja e mëvonshme, bënë pak për të qetësuar përgjigjet e zemëruara saudite në mediat sociale.

Ajo gjithashtu nxiti zemërim në Izrael, me shumë njerëz që e kritikuan këtë veprim si një marifet të panevojshëm. Kritikat u rritën pasi u zbulua se shoqëruesi i tij ishte arrestuar.

Polemika pasoi vizitën e presidentit amerikan Joe Biden në Izrael dhe Arabinë Saudite javën e kaluar.

Të martën – një ditë pas transmetimit të reportazhi në  Channel 13 ashtu edhe Tamary lëshuan deklarata duke thënë se ata kërkonin falje nëse segmenti kishte ofenduar muslimanët, por qëndruan pranë vendimit për ta transmetuar atë, duke e konsideruar atë një arritje të rëndësishme gazetareske.

Meka është një qytet i shenjtë për muslimanët dhe vendi i haxhit, apo pelegrinazhit, që të gjithë muslimanët e aftë urdhërohen ta bëjnë të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Qyteti është gjithashtu vendlindja e profetit musliman Muhamed dhe është shtëpia e shumë vendeve të shenjta, duke përfshirë Qaben, vendi ku muslimanët kryejn lutje.

Sipas ligjit aktual saudit, jomuslimanëve u ndalohet hyrja në qytetin e shenjtë.