SBASHK ka njoftuar se ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve.
Siç thuhet në njoftimin e tyre pjesëmarrësit janë pajtuar që greva do të vazhdoj, derisa Qeveria të i plotësoi kërkesat e tyre.
“Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë. Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
SBASHK-u mbajti takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve
Kryetari i BSPK-së Hykolli raportoi, pjesëmarrësit u deklaruan se greva vazhdon
Prishtinë, 11.09.2022
Në orët e pasdites të së dielës SBASHK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve për të debatuar lidhur me takimin e kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykolli në mbrëmjen e së shtunës që e ka zhvilluar me Kryeministrin Albin Kurti.
Kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme.
Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë.
Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…