POLITIKE

“S’dëshiron të vendosë sanksione kundër mikut të saj Rusisë”, nga Amerika i reagojnë Daçiqit: Ja çka duhet të pranojë për Kosovën

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, i ka reguar kryetarit të Parlamentit të Serbisë Ivica Daçiq. Ky i fundit, ka thënë se pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër “mikut të saj”, Rusisë.

E sipas profesorit amerikan, Serbia nuk do të ketë të ardhme perëndimore, nëse ia kthen shpinën BE-së dhe SHBA-së, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga Beogradi që të njoh pavarësinë e Kosovës dhe të mos qëndrojë “mik i ngushtë” i Vladimir Putinit.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

Megjithëse është një kandidate për anëtarësim në BE, Serbia u zotua të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht thirrjeve nga BE-ja dhe SHBA-ja që Serbia duhet të qëndrojë larg Putinit, Beogradi zyrtarisht deklaroi se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe mbron “integritetin e saj territorial”, duke iu referuar pavarësisë së Kosovës.

Ivica Daçiq, kryetari i parlamentit serb, tha se “pavarësisht presionit”, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër “mikut të saj Rusisë”. E vërteta është se Serbia nuk do të ketë një të ardhme perëndimore nëse ata i kthejnë shpinën BE-së dhe SHBA-së.

Beogradi më shpejt se sa më vonë duhet të njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe se një e ardhme në BE nuk është e mundur derisa qëndron miq të ngushtë me Putin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

13 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago