Në fjalën e tij në Kuvend gjatë seancë për shkarkimin e presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama tha se kreu i shtetit ka tradhtuar misionin e presidentit të Shqipërisë, ka poshtëruar Kushtetutën dhe ka turpëruar Shqipërinë e shqiptarët në marrëdhëniet me SHBA. Sipas tij, Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën.
“Ka tradhtuar misionin e presidentit të Shqipërisë, ka poshtëruar kushtetutën e Shqipërisë, ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Meta ka dhunuar kufirin e ndarjes së pushteteve në demokracinë parlamentare, ka turpëruar Shqipërinë e shqiptarët në marrëdhëniet me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën në marrëdhëniet me bashkësitë ndërkombëtare në Shqipëri. I ka humbur plotësisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht për t’u kthyer në binarët e arsyes morale e ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës”.
Duke kërkuar parlamenti që të ushtrojë vullnetin për shkarkimin e kreut të shtetit, Rama shprehu keqardhje për mikun e djeshëm siç e cilësoi ai Ilir Metën m por tha se sot ai nuk mund të jetë më president i Shqipërisë.
“Parlamenti duhet të ushtrojë vullnetin e 90% për ta shkarkuar. Keqardhje për mikun e djeshëm Ilir, por meta i sotshëm sot nuk mund të jetë statusin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Fjalët për të si president kanë mbaruar. Tani të flasë parlamenti me votë”.