POLITIKE

Seferi: Erdogan u prit si burrështetas dhe mik i afërt në Serbi

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u prit si burrështetas dhe mik i afërt i Serbisë, në vizitën e sotme.

“E gjithë vizita u promovua si një vizitë e një burrështetasi dhe si mik shumë i afërt me shtetin e Serbisë. Po ashtu dihet që Vuçiq, gjatë gjithë këtyre viteve, ka promovuar lidhjet e tij me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan”.

“Vuçiq këtë lidhje e ka promovuar edhe për shkak të ekonomisë, pasi ka shumë kompani turke që veprojnë në Serbi dhe kanë edhe fabrika këtu. Pjesa kryesore e vizitës ishte ajo që Serbia dëshiron të avancojë këto marrëdhënie ekonomike, por njëkohësisht edhe të blejë dronët bajraktar, që njihen tashmë edhe në Kosovë”.

Seferi, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se mediat serbe raportuan si pikën kryesore të konferencës së tyre faktin që Erdogan shprehu gatishmërinë që të përfshihet si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv.

“Në mediat në Serbi ajo që është raportuar si pjesa kryesore e vizitës dhe që ishte në fakt në konferencën e tyre të përbashkët dhe të gjatë për shtyp ishte fakti që Erdogan ofroi të ndërmjetësojë nëse kërkohet nga palët në zgjidhjen e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke mbështetur, siç tha vetë ai, zgjidhjen nëpërmjet dialogut”.

“Erdogan po ashtu përshëndeti arritjen e marrëveshjes për letërnjoftimet dhe targat në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Seferi.

Tutje, Seferi tha se Serbia ka shprehur gatishmërinë që të përforcojnë edhe marrëdhëniet ushtarake duke blerë dronët “Bajraktar” nga Turqia që tashmë janë duke u përdorur shumë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

3 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

8 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

8 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

10 orë ago