Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq në një intervistë për Fox News me një kryq të shenjtëzuar në ballë, duke folur për zhvillimet e fundit lidhur me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e Presidentit Trump në Kongres. Imazhi i tij, ku ai mbante një shenjë hiri në ballë, ishte i veçantë pasi ajo ditë shënonte ditën e parë të Kreshmës për besimtarët katolikë.
Disa besimtarë përdorin këtë ditë për të shënuar hyrjen në periudhën e agjërimit dhe të pendesës, duke shënuar ballin e tyre me hirin e shenjtëzuar nga Diela e Palmave të vitit të kaluar. Ndërkohë, shfaqja e Rubios me këtë shenjë fetare ka ngjallur reagime të ndryshme. Pjesa më e madhe e komenteve në rrjetin social X ka qenë e ndarë: disa përdorues shprehen krenarë për Rubio për këtë veprim fetar, ndërsa të tjerë e akuzojnë për “propagandë” në favor të Rusisë, duke e lidhur me një luftë fetare. Ka pasur edhe disa komente ironike, ku përdoruesit e kanë krahasuar me traditën e dikurshme, kur prindërit pikturonin kryqe në ballin e fëmijëve të keqë.
Një moment i ngarkuar me simbole fetare dhe me ndikim në opinionin publik, që ka krijuar një debat të gjerë, si për këndvështrimin fetar, ashtu edhe për atë politik.