Për herë të parë në historinë e sektorit energjetik shqiptar, kapaciteti i instaluar i prodhuesve privatë ka kaluar atë të prodhuesit publik, Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Historikisht, KESH ka mbajtur kryesimin kryesisht falë kaskadës së Drinit, por vitet e fundit investimet private, sidomos në projekte fotovoltaike, kanë ndryshuar balancën.
Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kapaciteti total prodhues i energjisë elektrike në vend deri më 31 dhjetor 2024 ishte rreth 3 mijë e 213 MW, me një rritje prej 537 MW krahasuar me vitin 2023. Rritja ka ardhur kryesisht nga burimet e rinovueshme, me fotovoltaikët në krye.
Sot, KESH sh.a. ka një kapacitet prej 1 mijë e 563 MW, që përbën rreth 48.6% të totalit, ndërsa prodhuesit privatë arrijnë 1 mijë e 650 MW, ose 51.4%. Për krahasim, një vit më parë KESH zotëronte 56% të kapacitetit, ndërsa privatët 44%.
Që nga nisja e politikës së koncesioneve të hidrocentraleve në vitet 2007, prodhuesit privatë kanë rritur gradualisht kapacitetin, me kontribut të madh nga investime si Statkraft në Devoll, Ayen Energji në kaskadën e Fanit dhe Verbund në Ashtë.
Në vitet e fundit, miratimi i kuadrit ligjor për fotovoltaikët dhe politika për diversifikimin e burimeve kanë ulur varësinë e vendit nga hidrocentrali. Disa projekte të mëdha tashmë kanë hyrë në prodhim, ndërsa të tjera janë në faza ndërtimi ose burokracie.
Pavarësisht strategjisë së KESH për të rritur kapacitetin dhe diversifikuar burimet, trendi tregon se prodhuesit privatë do të vazhdojnë të thellojnë mbizotërimin e tyre në sektorin energjetik shqiptar.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…