Ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se Sali Berisha është fatkeqësia e PD-së.
“Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.
Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur” tha ai.
“Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja” tha ai.
Selami tha se në fund parashikon që Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata”.
Por në fund, ai tha se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”.
“PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH” theksoi ai.