LAJME

Serbë të Kosovës, këmbë drejt Beogradit për tubimin e Vuçiqit

Një grup i serbëve nga Leposaviqi e Mitrovica u nisën të mërkurën për të shkuar këmbë në Beograd të Serbisë. Njëjtë kanë bërë edhe disa persona po nga komuniteti serb nga komunat tjera kosovare.

Qëllim e kanë që në kryeqytetin serb të arrijnë më 26 maj, ku presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar tubim të mbështetësve të tij, ngjarje që ai i dha epitetin si “mitingu më i madh në histori”, raporton Klan Kosova.

Ndërkohë vetë Vuçiqi të mërkurën priti kreun e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), patriarkun Porfirije.

Siç njoftoi presidenca serbe, tema kryesore të bisedës ishte ajo që u quajt “situata në Kosovë e vështirësitë që do vijnë për këtë temë”.

Ndërkohë, Petar Petkoviq, kryenegociator i Beogradit në bisedimet e Brukselit me Kosovën, thotë se palës që ai përfaqëson i janë venitur pritjet se ndonjëherë do të themelohet Asociacioni, nga ana e autoriteteve kosovare.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq më shumë se pesëdhjetë herë haptas ndërkombëtarëve e ndërmjetësve të dialogut, Lajçakut e Borrellit, ua ka thënë në fytyrë se Prishtina kurrë nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe. E qysh po shkon dialogu ditë pas dite, ju e shihni që Vuçiqi ka të drejtë 100%”, tha Petkoviqi për TV Pink.

Kosova dhe Serbia mbajtën takim në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve të hënën, por ndonjë përafrim qëndrimesh nuk pati për asnjë çështje.

Emisari evropian, Miroslav Lajçak, pas këtij rrethi bisedimesh tha se diskutimet do të vazhdojnë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

5 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

24 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago