Serbët e veriut do të paguajnë rrymën si të gjithë qytetarët e tjerë, Kurti thotë se janë duke i bërë përgatitjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se faturimi i energjisë elektrike në veri do të fillojë së shpejti.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media.

“Ne do të përpiqemi me KOSTT dhe me Ministrinë e Ekonomisë që të bëjë të gjitha përgatitjet e që sa më parë të filloj me faturimin e energjisë”, u shpreh Kurti.

Kujtojmë se javën e kaluar, Republika e Kosovës e ka fituar pavarësimin energjetik nga Serbia.

Republika e Kosovës do të kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.