FOTO&VIDEO

Serbët në protestë kundër Vuçiqit për të mbështetur Rusinë

Mijëra serbë valëvitën flamuj rus dhe serb mbrëmë, teksa marshuan përmes qendrës së Beogradit drejt Ambasadës së Rusisë.

E gjithë kjo për të protestuar ndaj përpjekjes së qeverisë serbe për t’u distancuar nga Moska pas pushtimit të Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Protestuesit gjatë marshit lëshuan edhe himnet ruse dhe serbe teksa i përshkruanin të dy vendet si kombe vëllazërore.

“Unë erdha në këtë tubim për të mbështetur Rusinë dhe për të thënë një “jo” me zë të lartë dhe të qartë ndaj politikave të autoriteteve në Beograd që morën një vendim të turpshëm për të votuar kundër Rusisë në OKB,” tha Mladen Obradovic, një protestues.

Në javët e fundit Beogradi votoi tre herë për rezolutat e Kombeve të Bashkuara që dënonin pushtimin rus të Ukrainës dhe e pezulluan atë nga organi kryesor i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special”.

Megjithatë, Serbia, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, refuzon të vendosë sanksione kundër Kremlinit dhe mban fluturime të rregullta për në Moskë.

Protestuesit brohoritën “Jo NATO” dhe “Serbët dhe rusët janë vëllezër” dhe slogane kundër presidentit Aleksandër Vuçiq që fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 prill, ndërsa progresistët e tij siguruan shumicën e votave për të formuar një qeveri.

Në fillim të kësaj jave, në një lëvizje të parë nga ekspertët si një largim nga bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, Vuçiq tha se Serbia po synonte blerjen e 22 avionëve luftarakë të rinj dhe të përdorur perëndimor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

21 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago