POLITIKE

“Serbët nga veriu edhe marrin rrogë nga buxheti i Kosovës, edhe kërcënojnë”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se që nga përfundimi i luftës, serbët e veriut të Kosovës dhe vendbanimeve tjera nuk e paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin në pronë e as shërbimet tjera.

Sipas këtij këshilli, serbët nga veriu i Mitrovicës edhe marrin paga nga buxheti i Kosovës, edhe e kërcënojnë atë.

“Qeveria e Kosovës është dashur të përkrahet për zbatim të ligjit e jo të kushtëzohet dhe shantazhohet nga ndërkombëtarët. Arsyetimi se kjo është bërë për të shmangur dhunën vetën inkurajon forcat rebeluese dhe politikanët që marrin rroga të rregullta nga Buxheti i Kosovës dhe i shërbejnë politikës destruktive dhe shoviniste të Serbisë”.

“Në këtë kontest janë kërcënimet e Rakiqit, Simiqit, Mila Radojeviqit dhe politikanëve tjerë serbë se, posa të shqiptohet dënimi i parë, reagimi i serbëve do të jetë i menjëhershëm, mbase i dhunshëm përmes bllokimit të rrugëve dhe dhunës ndaj Policisë së Kosovës. Radojeviq ka qenë drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Miteovicë, zëvendësministër për Punë të Brendshme dhe tash kryetar i Mitrovices së Veriut e që administrohet nga Lista Serbe dhe Beogradi”.

“Merreni me mend, ky farë fakiri ka përfituar aq shumë piste dhe të mira materiale në Republikën e Kosovës dhe tash haptazi kërcënon se, nëse shqiptohet dënimi i parë, për një vepër të dënueshme me ligj siç është mosregjistrimi i automjeteve, përgjigja e serbëve do të jetë e menjëhershme me të cilat ka plotësuar të gjitha kushtet që, për shkak të thirrjes për kundërshtim të zbatimit të ligjit dhe thirrjes për veprime të dhunshme, të hetohet dhe gjykohet në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovë”.

“Ose, sepse janë të sigurt se edhe gjobat eventuale do të paguhen nga taksat tona sikur që iu paguhet rryma, uji, tatimi në pronë, mbeturinat apo siç i marrin rrogat, pa punuar fare. Edhe ndërkombëtarët duhet të mos lejojnë zbatimin e standardeve të dyfishta sikur në këtë rast”.

“Opozita duhet të jetë e prerë në përkrahje të qeverisë dhe insistuese që qeveria e Kosovës të zbatojë ligjet edhe në veriun e Kosovës, pa bërë asnjë dallim dhe kundër qasjes diskriminuese. Kosova është para sfidave të mëdha ku të qenit pozitë apo opozitë e humbë kuptimit e përfitimit të çastit para një interesi të përgjithshëm nacional dhe shtetëror”, thuhet në reagimin e KMDLNJ.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago