POLITIKE

Serbët u kërcënuan me largim nga puna nëse nuk shkojnë në Beograd për Tubimin e Vuçiqit

Mijëra përkrahës të presidentit serb, Alexandar Vuçiq kanë shkuar në Beograd për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga ai. Mirëpo shumë prej tyre në kushte anonimiteti kanë thënë se janë kërcënuar me largim nga puna nëse nuk shkojnë në tubimin e presidentit autoritar

Mijëra njerëz janë në pritje të nisjes së tubimit të thirrur nga presidenti autoritar i Serbisë, Alexandar Vuçiq në Beograd.

Duke iu përgjigjur thirrjes së Vuçiqit për të marrë pjesë në një prej tubimeve më të mëdha në histori të Serbisë, përkrahësit e tij kanë shkuar edhe nga Kosova dhe Bosnja.

Atyre që punojnë në institucionet shtetërore u është thënë që të marrin të lirë ditën e premte me qëllim që të marrin pjesë në tubimin i cili do të mbahet para ndërtesës së parlamentit në Beograd.

Disa prej tyre janë kërcënuar me largim nga puna nëse nuk shkojnë me autobusë në Beograd.

Zyrtarët e qeverisë kanë thënë se tubimi do të promovojë “unitet dhe shpresë” për Serbinë.

Së paku tri protesta masive janë mbajtur në muajin maj në Beograd. Protestuesit kanë kërkuar largimin e Vuçiqit nga pushteti dhe dorëheqjen e dy ministrave të qeverisë së tij.

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar heqjen e licencave ndaj dy televizioneve pro-Vuçiqit që kanë promovuar dhunë dhe shpesh kanë ftuar kriminelë lufte dhe figura të tjera të krimit.

Protestuesit kanë fajësuar Vuçiqin për ndasi të thella në Serbinë, e tronditur nga dy sulmet në masë në të cilat u vranë 18 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Shumica e të vrarëve ishin nxënës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago