Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Rasim Ljajiç, ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident automobilistik ku humbi jetën shoferi i tij.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Rasim Ljajiç, ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku ku ka humbur jetën shoferi i tij, kanë konfirmuar autoritetet serbe, transmeton Tanjug.
Në autostradën Beograd – Nish, afër Razanjit, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, një “Skoda Superb”, në të cilën ndodhej kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Rasim Ljajiç, ka dalë nga rruga dhe për arsye të panjohura është përmbysur, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Në këtë aksident, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend nga plagët e marra.
Ndërsa Ljajiç ka pësuar lëndime në shkallë të pacaktuar dhe është transportuar në Qendrën Klinike në Nish.
Rasim Ljajiç është kryetar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë dhe themelues i Partisë Demokratike të Sanxhakut.
Ai ka qenë njëherësh dhe ministër i Tregtisë në qeverinë serbe të viteve të fundit.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…