Serbia pritet të përballet këtë vit me një ultimatum për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për mediat serbe pohoi se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. “E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiç. Ai theksoi se tani e di se kush do të jetë ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij.
“Do të na propozojnë një zgjidhje, Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë edhe një status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiç ndërsa theksoi: “Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon”.