POLITIKE

Serbia rrezon “dronin armik”

Forcat e Armatosura të Serbisë kanë rrëzuar një dron mbi kazermën ushtarake në Rashkë, mbi dyshimet se droni i panjohur vëzhgoi kazermat dhe pozicionet e forcave serbe.

Të paktën kështu ka njoftuar Ushtria e Serbisë e cila në përputhje me urdhrin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, forcat serbe kanë marrë masa të shtuara për “zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore pa pilot pranë objekteve ushtarake”.

“Njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë neutralizuar pasdite një dron komercial që po lëvizte nga drejtimi i Kopaonikut në Rashkë pas zbulimit dhe monitorimit në kohë”, thuhet në njoftim, transmeton media e afërt me pushtetin ‘Blic‘.

Vuçiç, të martën dha urdhër që të eleminohet çdo dron armiqësor që shihet në territorin serb dhe për të filluar përgatitjet për të mbrojtur Serbinë nga “pushtues” të tjerë.

Arsyeja e këtij vendimi të presidentit serb, erdhi pas supozimi se disa dronë të panjohur vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe.

“Presidenti vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura të Serbisë”, shkruanin mediat serbe.

Avionët serb, të njohur si “MiG 29” janë ngritur në qiell në aksionin e vëzhgimit dhe sulmit të mundshëm ndaj “avionëve të armikut”.
Gjatë së martës, ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, në një paraqitje televizive, deklaroi se “Vuçiç, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Serbisë, ka lëshuar urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë, të jenë në gatishmëri në atë mënyrë që mund t’i përgjigjen çdo detyre”.

Por, duke shtuar se kjo ngritje e nivelit të gatishmërisë ushtarake nuk duhet kuptuar se Serbia po përgatitet për luftë.

Sipas tij, e gjitha kjo përgatitje e ushtrisë ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovë, pas skadimit të afatit për konvertimin e targave ilegale në ato RKS dhe fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për këtë çështje.

Kurse, ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Kosovës mbi vendbanimet e Rashkës “janë plotësisht të pavërteta”.

“Njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Fillimisht për tentim kthimin e vëmendjes në një temë që nuk është më brengë e qytetarëve të Serbisë, të cilët tashmë kanë pranuar realitetin e ri të shtetit të Kosovës, dhe pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë më tepër me mirëqenien e tyre nën udhëheqjen e Vuçiç sesa me rezultatet e dialogut”.

Mehaj ka theksuar se Serbia po tenton destabilizimin e Kosovës përmes ngjalljes së frikës tek komuniteti serb, “për gjoja masat e dhunshme që priten të ndërmerren nga ana e institucioneve të qeverisë, tek të gjithë ata që përdorin targa ilegale të Serbisë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

57 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

6 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

10 orë ago