Në kohën kur bisedimet për zgjerimin e BE-së kanë mbetur në vend numëro, autoritetet serbe po mbështesin në mënyrë aktive destabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, duke kërcënuar sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial, thuhet në një analizë të POLITICO-s mbi situatën.
Shkrimi thekson se Serbia nuk është më aleate për zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor, por shkaktarja kryesore e tyre.
“Së bashku me ndërhyrjen ruse, ndarjet në BE dhe dobësitë e NATO-s, kjo është dëshmuar të jetë një përzierje vdekjeprurëse”, nënvizohet në artikull.
Analiza e Arminka Helic dhe Anthony Mangnall, me titullin “Duhet të flasim për Ballkanin Perëndimor”, paralajmëron se përparimi i rajonit në fillim të viteve 2000 tani po zhbëhet, duke u lënë vend atyre që po shkaktojnë probleme, ndërsa evidenton faktin se ka ardhur koha “që NATO dhe BE-ja të punojnë së bashku dhe të ndërmarrin hapa për ta ndalur rënien e progresit dhe për ta mbrojtur progresin e arritur deri tani”.
Lexo edhe: 21 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur
Autorët dalin në përfundimin se në këtë pikë, konflikti në rajon nuk është më diçka e paimagjinueshme dhe kjo sipas tyre është vetëm çështje kohe, nëse nuk kalohet në veprim.