POLITIKE

Serbia kërcënohet me rikthimin e regjimit të vizave: Një takim alarmues në BE

Politika e vizave e Beogradit sot ishte cak i kritikave të ashpra në takimin e ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian, dhe komisionerja evropiane Ilva Johansson tha se në rast të mosrespektimit të Bashkimit, pezullimi i regjimit pa viza për qytetarët e Serbisë nuk përjashtohet.

BE-ja akuzon Beogradin se ka kontribuar në rritjen e papritur të ardhjes së emigrantëve në BE përmes Ballkanit Perëndimor.
“Shpresoj se Serbia dhe vendet e tjera partnere të Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë me ne dhe do të harmonizojnë politikën e tyre të vizave me BE-në”, tha Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Ilva Johansson.

Qytetarët e Serbisë kanë një regjim pa viza për të udhëtuar në BE, por BE insiston që këto vende të harmonizohen me politikën evropiane të vizave. Përndryshe, BE-ja mund të vendosë të pezullojë këtë skemë të përjashtimit të vizave për qytetarët e Serbisë, shkruan Nova.rs.

“Sigurisht që nuk është diçka që mund ta përjashtoj”, tha Johansson.

Më shumë se 106,000 hyrje të parregullta në BE janë regjistruar nga rruga e Ballkanit Perëndimor gjatë nëntë muajve, që është një rritje prej 170 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të agjencisë Frontex.

Rruga përdorej kryesisht nga emigrantë sirianë, afganë dhe turq. Por Komisioni vëren një rritje të ardhjeve nga Kuba, India, Burundi dhe Tunizia.

“Shumë prej tyre duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, por ne gjithashtu duhet të sigurojmë që këto flukse të ndalen,” tha Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme.

Austria dhe Belgjika në veçanti ankohen se duhet të përballen me një numër të paprecedentë të ardhjeve të azilkërkuesve që nga kriza e viteve 2015-2016.

Komisioni e shpjegon pjesërisht këtë rritje me faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – kanë një politikë vizash që nuk është e harmonizuar me politikën e BE-së. Këto vende i përjashtojnë qytetarët e vendeve të treta nga regjimi i vizave dhe më pas ata mund të kalojnë më lehtë në BE.

BE  është veçanërisht i zemëruar me Serbinë, sipas France Presse.

Politikën e vizave të Beogradit dy ditë më parë e kritikoi edhe ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nansi Feser, duke thënë se ajo konsiston në përjashtimin e qytetarëve të “atyre vendeve që nuk e njohin Kosovën”.

Ilva Johansson pritet të takohet me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin javën e ardhshme dhe më pas në Pragë javën e ardhshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

12 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

13 orë ago