POLITIKE

Server: “Bota serbe” është një version i modernizuar i Serbisë së Madhe

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`.

“Protestat studentore mund të çojnë në ndryshim të pushtetit në Serbi, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Presidenti Vuçiç është mjeshtër i manipulimit të protestave popullore: shkarkimi i ndonjë ministri këtu apo atje, shpallja e zgjedhjeve të reja, futja e kutive të votimit ose e votuesve në qarqe të pavendosura, pa e vënë ndërkohë në rrezik serioz pushtetin e tij, thekson në një bisedë për Danas Daniel Server, profesor në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Siç vëren ai, Vuçiç me gjasë nuk do ta bëjë gabimin që bëri Millosheviçi, duke menduar se do të fitonte në zgjedhje relativisht të lira dhe të ndershme.

“Vuçiç do të jetë edhe më i kujdesshëm për të siguruar rezultatin,” thekson Server.

““Bota serbe” është vetëm një formë e modernizuar e Serbisë së Madhe. Kjo do të sillte vdekje dhe shkatërrim në një pjesë të madhe të Ballkanit sot, ashtu siç ndodhi në vitet 1990. Kjo gjithashtu do t’i japë fund shpresave të Serbisë për anëtarësim në BE. Beogradi po vë në pikëpyetje prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vet për të zgjeruar ndikimin e tij në vendet fqinje. Kjo nuk është një ambicie që do të përfundojë mirë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago