Sipas tij Escobar ka dështuar në paraqitjen e tij në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ai thotë se Escobar përmendi marrëveshjen e normalizimit në Ohër dhe Aneksin, por jo edhe atë që Serbia ka refuzuar t’i nënshkruajë të dyja.
Serwer thekson se Escobar këmbënguli që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (AKS) të koordinojë kulturën, arsimin dhe shërbimet publike si gur themeli – por dështoi të shpjegojë pse SHBA-të nuk kanë insistuar në pro quo-në e rënë dakord gjithashtu në vitin 2013. Kjo ishte shtrirja e Kushtetutshmërisë së Kosovës në veri.
“Escobar vuri në dukje marrëveshjen e supozuar të Kosovës dhe Serbisë për të njohur dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, por ai neglizhoi të theksojë se ky është një problem kryesisht në Serbi. Ai përsëriti urdhrin se Serbia nuk do të lobojë më kundër integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Presidenti serb Vuçiq është zotuar të mos e përmbushë këtë dispozitë. Beogradi nuk e respektoi atë në Këshillin e Evropës disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes”, tha ai.
Escobar përmendi mbështetjen e tepruar në rajon në energjinë ruse, megjithatë thotë eskperti amerikan, ai nuk ka vërejtur se Serbia është fajtori kryesor në këtë drejtim.
Tom Kean, kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme për Evropën në Kongresin Amerikan, donte të dinte nëse SHBA-ja do të ushtrojë presion të fortë ndaj presidentit Vuçiq, dhe nëse kryeministri i Kosovës vazhdon themelimin e Asociacionit.
Por Esobar, vazhdoi të pretendonte se marrëveshja kërkon që Serbia të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ai shtoi se Serbia ka pranuar që të largojë protestuesit dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e reja për kryetarë komunash në veri të Kosovës.
Profesori Serwer, ka pyetur nëse pati kaq shumë dhunë në veri, ndaj Policisë, KFOR-it e po ashtu gazetarëve, pse SHBA-ja nuk ka kërkuar llogari nga Vuçiq i cili urdhëroi trazirat.
Kongresmeni Huizenga (R-MI) pyeti për blerjen e armëve nga Serbia nga Kina dhe Rusia, ndërsa Escobar pretendoi se Serbia kishte kufizuar blerjet e saj nga Rusia “në mënyrë të konsiderueshme” në përgjigje të kërcënimit të sanksioneve, por ka rritur prokurimin nga Kina (i cili nuk mbulohet nga sanksionet “CAATSA” në fjalë).
Huizenga pyeti gjithashtu për pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, Escobar shfrytëzoi rastin për të pohuar në mënyrë të paqartë se themelimi i Asociacionit do të ishte i dobishëm në këtë drejtim.