FOTO&VIDEO

Sfida e Dukagjinasve, të rrezikosh jetën për të shkuar në shtëpi

Këto pamje nuk janë pjesë e ndonjë gare me makina rally, por janë përpjekjet e përdtishme të dhjetëra banorëve të zonës së Dukagjinit që përpiqen të kryejnë nevojat e përditshme dhe të kthehen në banesat e tyre.

Sikur të mos mjaftojë i gjithë segmenti rrugor që lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht nga ana e sigurisë, në vendin e quajtur Karmë e Kirit një rrëshqitje gurësh dhe mungesa mirëmbajtjes minimale nga pushteti lokal e ka bërë akoma më të rrezikshme këtë rrugë.

Shoferi i furgonit që transporton pasagjerë nga zona e Dukagjinit drejt Shkodrës dhe anasjelltas tregon për vështirësitë e kësaj rruge. “Rruga është skandal siç e sheh edhe vetë. Demek e kanë riparu, por s’kanë riparu gja në ta. Është bërë më zi se u kanë. Është shumë e rrezikshme, ka shumë rrëshqitje rruga. Unë duhet me lëviz se duhet të ha bukë. Me këtë punë mbaj familjen. Ishallah na ruan zoti se s’di ça me thënë”, tha shoferi për A2 CNN.

Edhe banorët e përshkruajnë këtë rrugë si një sfidë, ku rrezikohet edhe jeta. Ndërsa apelojnë për ndërhyrje nga shteti.

“Vështirë është, vështirë. Është bërë e rrezikshme kjo.

“Situata është shqetësuese. 15 metra më para këtu është rrëzuar furgoni me 13 veta. Kur bëhet tragjedia shteti thotë si u bo.”

“Siç shihet prej rrugës së keqe këna rrezik mos me pa familjen dhe mos me u kthy tek familja tjetër që këna në Shkodër. Kështu që shteti duhet me vu dorë sepse është duke na hy bajagi në hak.”

Një tjetër fakt i asaj se çfarë rrezikshmërie përfaqëson kjo rrugë janë edhe lapidarët e shumtë ndër vite që tregojnë aksidentet fatale të banorëve të kësaj zone.

Edhe pse në vitin2023 nisi zbatimin një projekt për ndërtimin e kësaj rruge, rënia e herë pas hershme të shkëmbinjve ka bërë, që jo vetëm punimet të ndërpriten por kjo rrugë nëse mundtë quhet e tillë, të mos ketë më as mirëmbajtjen më minimale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago