POLITIKE

Shala kundër që Nisma të futet në koalicion me VV-në

Anëtari i Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, njëherësh dhe sekretar për marrëdhëniet me publikun në këtë parti, Endrit Shala është shprehur kategorikisht kundër një bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala në një prononcim për “Indeksonline” ka deklaruar se Nismës në asnjë rrethanë nuk i duhet bashkëpunimi për një koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deri tash ne si organe të partisë nuk kemi diskutu për këtë çështje, është çështje që i takon kryetarit të partisë. Nëse më pyetni mua si Endrit, si anëtarë i Kryesisë së partisë, sekretar për marrëdhëniet me publikun dhe tashmë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mendimi im personal është se asesi nuk i duhet Nismës të jetë në një koalicion me Vetëvendosjen por kjo nuk nënkupton edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës” ka thënë Shala.

Shala theksoi se ka patur tendencë të vazhdueshme nga LVV për grabitjen e votave të Nismës. “Ne prej 6 tetorit kemi thënë se Nisma është pjesë e Kuvendit, është çështje e kryer e ka vendos qytetari me mbi 42 mijë vota, përkundër tendencës për grabitje votash nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave koalicioni NISMA-AKR-PD u bë zyrtarisht pjesë e Kuvendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

37 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago