KRYESORE

ShBA-ja dërgon trupa shtesë në Lindje të Mesme pas sulmit ndaj ambasadës në Irak

Duke e akuzuar Iranin për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Irak, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka urdhëruar që 750 ushtarë të dërgohen si përforcim në Lindje të Mesme, ndërsa në ditët e ardhshme në këtë rajon mund të dërgohen edhe 3000 trupa shtesë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, tha të martën në mbrëmje se si reagim ndaj ngjarjeve të fundit dhe me udhëzimin e presidentit Trump, ai ka dhënë autorizim për dërgimin e menjëherëshëm të 750 trupave në Lindje të Mesme nga baza e Karolinës Veriore.

“Ky përforcim është një veprim i duhur dhe parandalues ndaj rritjes së kërcënimeve kundër personelit amerikan, siç e pamë sot në Bagdad”, tha sekretari Esper përmes një deklarate me shkrim.

Related Post

Trupat shtesë do t’i bashkohen grupit prej 14 mijë ushtarëve amerikanë që janë dërguar në Lindje të Mesme vetëm nga muaji maj. Këto përforcime janë dërguar për shkak të shqetësimeve për agresionin nga Irani dhe rrezikuk me të cilin po ballafaqohen anijet tregtare.

Ndryshe, forcat amerikane kryen sulme ajrore kundër militantëve të përkrahur nga Irani në Irak, me ç’rast u vranë 25 persona. Ky veprim shkaktoi pakënaqësi të madhe dhe ndikoi që ambasada amerikane në Bagdad të sulmohet nga një grup i protestuesve, shkruan “Associated Press”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Tragjedi/ Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë…

4 orë ago

Publikohen për herë të parë pamjet nga vrasja e Martin Canit

Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori…

5 orë ago

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…

7 orë ago

AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…

8 orë ago

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…

10 orë ago

I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale,…

12 orë ago