Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Dedoviq-Handanoviq, ka bërë të ditur se kanë marrë njoftim nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kërkohet largimi i pronësisë ruse nga Industria e Naftës e Serbisë (NIS).
“Sipas kërkesës së NIS-it, për herë të parë është thënë qartë dhe pa ekuivok se duam një ndryshim të plotë të aksionarëve rusë, që do të thotë se kërkohet tërheqja e tyre nga pronësia”, ka bërë të ditur ministrja serbe.
Ministrja theksoi se Serbia po përballet me vendime të jashtëzakonshme në një situatë gjeopolitike shumë të ndërlikuar. Ajo shtoi se vendi, pa qenë fajtor ose i detyruar, është përfshirë në një konflikt politik dhe gjeopolitik dhe tani po përballet me pasojat, duke theksuar se qeveria synon të veprojë drejtësisht ndaj të gjithë partnerëve dhe miqve të saj, përfshirë Rusinë.
Qeveria e Serbisë do të mbajë mbledhje nesër në Pallatin e Serbisë, ku janë ftuar të gjithë drejtorët e ndërmarrjeve publike. Seanca do të fillojë në orën 11:00, njoftoi qeveria.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj NIS-it për shkak të pronësisë shumicë ruse në këtë kompani.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…