FOTO&VIDEO

SHBA konsolidon forcën në Mesdhe, aeroplanmbajtësja ”Harry Truman” qëndron në Adriatik

Amerika dhe aleatët të bashkuar, për të treguar forcën përballë agresionit rus. Aeroplanmbajtësja “Harry Truman” gjendet në Europë për të mbështetur aleatët e NATO-s. Qëllimi është të garantohet një funksionim më i unifikuar i Aleancës, thotë oficerja e marinës, Jeannette Lazzaro.

“Ne shkojmë atje, integrohemi me partnerë të ndryshëm të NATO-s, me këdo që bashkëpunojmë, dhe punojmë për të mundësuar një komunikim pa probleme”, thotë ajo në një reportazh ekskluziv të CNN.

Ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit me Ukrainën, SHBA-ja thotë se do të ndihmojë për të forcuar më tej aleancën e NATO-s. Kjo është hera e parë që prej Luftës së Ftohtë që një grup sulmi i një aeroplanmbajtëseje vendoset nën komandën e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara po e mbajnë “Harry Truman” më gjatë se sa ishte planifikuar në Europë për të siguruar aleatët se Shtetet e Bashkuara janë serioze sa i përket mbrojtjes kolektive. Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa pranë Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara mendojnë se Moska mund të urdhërojë një sulm në çdo moment.

Por ndërsa presidenti Biden thotë se nuk do të dërgojë forca në Ukrainë, “Harry Truman” është në gjendje të fortifikojë kahun lindor të NATO-s. Pavarësisht pranisë masive të forcave ruse në Detin e Zi, avionët luftarakë F-18 të aeroplanmbajtëses mund të arrijnë shpejt pranë Ukrainës.

”Jemi të angazhuar ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë. Jemi në gjendje të operojmë dhe të veprojmë kudo në botë. Nëse kemi një partneritet të fortë, do të mund të përballojmë çdo kundërshtar. Ndërsa shpresohet që diplomacia do të mbizotërojë, një prej forcave më të mëdha parandaluese amerikane mbetet vigjilente dhe gati për veprim”, thotë komandanti i aeroplanmbajtëses, Curt Renshaw.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago