BOTA

SHBA ofron 10 milionë dollarë për kapjen e udhëheqësit të ISIS-K

Shtetet e Bashkuara ofrojnë 10 milionë dollarë për informacione që do të çojnë në kapjen e udhëheqësit të ISIS-K, Sanaullah Ghafari, dhe nga 10 milionë dollarë për arrestimin e personave përgjegjës për sulmin në aeroportin e Kabulit në gusht 2021.

ISIS-K, ose Shteti Islamik i Provincës Khorasan, është një organizatë partnere e ISIS në provincën Khorasan që përfshin territore në Afganistan dhe Iran. Organizata është shfaqur për herë të parë në vitin 2014. Më parë ka luftuar edhe kundër qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi, por edhe kundër Talebanëve.

Në qershor 2020, Ghafari u shpall udhëheqës i grupit ekstremist. Ai është përgjegjës për miratimin e operacioneve të ISIS-K në Afganistan dhe grumbullimin e fondeve për kryerjen e këtyre operacioneve, tha Departamenti Amerikan i Shtetit. Në nëntor, DASH e futi atë në listën e terroristëve botërorë.

Ushtria amerikane tha të premten e kaluar se një person i vetëm nga ISIS-K vrau 13 ushtarë amerikanë dhe të paktën 170 afganë në sulmin në aeroportin e Kabulit gushtin e vitit të kaluar. Shpërthimi me bombë ndodhi më datë 26, teksa trupat amerikane po ndihmonin evakuimin e bashkëkombësve të tyre dhe afganëve, pas marrjes së kontrollit të vendit nga ana e Talebanëve.

Zyrtarët amerikanë thanë në nëntor 2021 se ISIS-K mund të zhvillonte kapacitete për të kryer sulme terroriste jashtë Afganistanit brenda 12 muajsh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago