POLITIKE

SHBA pritet të hetojë Serbinë për automjetet ushtarake “Humvee”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të nisin hetimet ndaj Serbisë. Amerikanët janë duke verifikuar nëse grupi terrorist serb përdori automjetet ushtarake të dhuruara në vitin 2017, si donacion për forcat e armatosura serbe.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për RTK-në se janë duke e shqyrtuar një gjë të tillë.

19 automjete ushtarake amerikane “Humvee” iu dhuruan donacion Serbisë në vitin 2017. Këto automjete që kishin vlerën prej 3.8 milionë dollarësh amerikanë u dorëzuan në një ceremoni në kazermën ushtarake “Stevica Jovanoviq” në Pançevë të Serbisë.

Në paraqitjen publike të vitit 2017, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se këto automjete janë shumë efikase në luftime të afërta dhe antiterroriste dhe se ofrojnë nivel shumë të lartë mbrojtjeje. Por, të njëjtat po dyshohet se u shfrytëzuan edhe për qëllime për të cilat nuk ishin paraparë të përdoreshin.

Dyshime janë ngritur se këto automjete janë përdorur për stërvitjen e terroristëve të cilët më 24 shtator sipas institucioneve të Kosovës tentuan të aneksonin një pjesë të territorit të Kosovës.

Në një video të publikuar një ditë më parë, nga autoritetet zyrtare të Kosovës u paraqitën ushtrime të pjesëtarëve të grupit terrorist serb në bazat ushtarake në Serbi 4 ditë para se të sulmonin veriun e Kosovës.

Këtë video e ka shpërndarë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, britaniku Aidan Hehir. Ai ka ngritur dyshime se në këtë video ku shiheshin terroristet serb teksa trajnoheshin, duken makina ushtarake amerikane.

 

“Departamenti amerikan i mbrojtjes nuk do të jetë shumë i lumtur që Serbia përdori ‘Humvee’ të dhuruara nga SHBA për të trajnuar terroristët. Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

“Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit .

Ndërkohë 19 automjetet e dhuruara të SHBA-së për Serbinë në vitin 2017 të tipit “Humvee” sipas autoriteteve serbe do të ishin në dispozicion të Brigadës së III-të të ushtrisë serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

8 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago