FOTO&VIDEO

SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

Në sulmin e kryer gjatë natës ndaj një anijeje që dyshohet se po operohej nga një bandë venezuelase e trafikimit të drogës janë vrarë gjashtë persona në Detin e Karaibeve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, më 24 tetor.

Veprimi i fundit ushtarak e çon në të paktën 10 numrin total të sulmeve amerikane ndaj të dyshuarve për trafik droge në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke lënë të paktën 43 persona të vrarë, sipas një përllogaritjeje që ka bërë AFP-ja, bazuar në të dhënat amerikane.

Hegseth njoftoi për sulmin përmes një postimi në X, duke shfaqur një anije që shkatërrohet nga një shpërthim.

“Gjashtë narkoterroristë ndodheshin në bord gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare dhe ishte sulmi i parë i kryer natën”, shkroi Hegseth.

“Nëse jeni narkoterroristë dhe kontrabandoni drogë në hemisferët tonë, do të trajtoheni si Al-Kaida”, shtoi ai.

Uashingtoni nisi një fushatë ushtarake kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në fillim të shtatorit, duke dislokuar forca përfshirë avionë dhe anije të Marinës amerikane drejt rajonit.

Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i kësaj fushate, me Venezuelën që akuzon Shtetet e Bashkuara se po synon të rrëzojë nga pushteti presidentin Nicolas Maduro, i cili më herët gjatë javës deklaroi se shteti i tij ka 5 mijë raketa tokë-ajër për t’u përballur me forcat amerikane./ REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago