SHBA ndryshoi qëndrimin për vendbanimet izraelite të ndërtuara në Bregun Perëndimor, duke thyer precedentin që daton mbi katër dekada.
Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, paralajmëroi se vendi i tij do të largohet nga mendimi juridik i vitit 1978 i Departmentit të Shtetit, i cili vlerëson se vendbanimet janë “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Pompeo tha se ai mendim nuk ndihmon në procesin e paqes, duke mbrojtur qëndrimin se krijimi i vendbanimeve izraelite nga Washingtoni “nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
“Duke e konsideruar krijimin e vendbanimeve në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare nuk ka funksionuar, nuk ka përparuar kauzën e paqes. E vërteta e vështirë është se kurrë nuk do të ketë zgjidhje gjyqësore për konfliktin dhe për argumentet se kush është i drejtë dhe i gabuar derisa çështja e të drejtës ndërkombëtare nuk do të sjellë paqe”, tha Pompeo në fjalën e tij për gazetarët.
Memorandumi Hansell për mbi 40 vite ka qenë themel për qëndrimin e SHBA-ve mbi vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar. Memorandumi thotë se vendbanimet e Izraelit “duket se përbëjnë një shpërngulje të pjesëve të popullatës së vet civile në territorin që pushton”, duke e theksuar mospërputhjen e tyre me të drejtën ndërkombëtare.
Pompeo tha se politika e re, e cila do të kishte të bëj vetëm me Bregun Perëndimor, do të jetë se SHBA nuk ka “asnjë qëndrim” për statusin juridik të vendbanimeve individuale. Ai tha se SHBA nuk do të paragjykojë statusin përfundimtar të Bregut Perëndimor.
“Kjo është për izraelitët dhe palestinezët, të negociojnë”, tha ai.
Me shumë mundësi, kjo lëvizje synon t’i rraskapit zyrtarët palestinezë që kanë refuzuar rolin e SHBA-ve në çdo bisedim të ardhshëm të paqes me Izraelin, shkaku i vendimit të vitit 2017 të administratës së presidentit amerikan për njohjen e njëanshme të Kudsit si kryeqytet të Izraelit.