BOTA

“Shejtanit” i bllokohen veshkat

Gjendja shëndetësore e diktatorit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, është përkeqësuar ndjeshëm dhe ai po i nënshtrohet dializës për shkak të dështimit të veshkave, raportojnë media ukrainase duke cituar burime nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ukrainës (GUR).

Sipas këtyre burimeve, Kadyrov ndodhet në një spital privat në Çeçeni, ndërsa anëtarë të familjes së tij, përfshirë edhe nga jashtë vendit, kanë mbërritur për ta vizituar.

“Paralelisht me paraqitjen publike të Ramzan Kadyrov në hyrje të koncertit të Josif Kobzonit, është intensifikuar ndjeshëm procesi i identifikimit të një kandidati për drejtuesin e ri të Çeçenisë”, citohet të kenë deklaruar burimet e inteligjencës ukrainase.

Drejtoria Kryesore e Inteligjencës ka raportuar edhe më herët për përkeqësimin e shëndetit të Kadyrov.

Më 15 shtator 2023, përfaqësuesi i GUR-it, Andrei Yusov, deklaroi zyrtarisht se ai ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ndërsa dy ditë më pas Kadyrov publikoi një video personale në rrjetet sociale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago