Në Itali janë regjistruar 260 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Kjo është shifra më e ulët e numtit të viktimave e regjistruar, pas shumë javësh. Sot janë shënuar 155 më pak të vdekur, krahasuar me një ditë më parë. Ndërkaq, numri i rasteve të reja është 2324 dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në 197674.
Në Itali, deri më tani janë shëruar 63.120 të infektuar, dhe i janë kthyer jetës normale. Numri i viktimave ka shkuar në 26,466.