Shërohen edhe 3 infermierë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 3 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

COVID-19 Lajm i mirë

Edhe 3 infermierë janë shëruar

Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë

Deri tani janë 99 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19

#FORCA