Sherr mes policëve/ Efekti i dehur ofendoi punonjësin e “Shqiponjave”, çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytet

Policia e kryeqytetit, sidomos në fundjavë shton patrullat në terren gjatë mbrëmjes për të siguruar rendin, por kjo nuk ka ndodhur mesnatën e së shtunës.

Personat që kanë prishur rendin kanë qenë vetë punonjësit e policisë, që janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl kur babai H. Sallaku me dy djemtë e tij, D. Sallaku dhe M. Sallaku, të tre punonjës policie në komisariate të ndryshme në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.

Një prej djemve nën efektin e alkoolit ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave” dhe kjo është bërë shkak që të nisë sherri mes tyre.
Të dy palët janë shoqëruar nga kolegët në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Hetimore po vijon hetimet.