FOTO&VIDEO

Shfrytëzoi shtetin me ndihmat sociale: Zvicra përzë kosovarin, gruaja dhe fëmijët i mbesin atje

Një kosovar i cili me vite jeton dhe vepron në Zvicër, baba i pesë fëmijëve është përzën nga shteti pasi ka manipuluar me ndihmat sociale të shtetit. Ai është kthyer në Kosovë ndërsa familja e tij jo.

Një shtetas i Kosovës me qëndrim në Kantonin St.Gallen, baba i pesë fëmijëve, me vendimin e Gjykatës Federale duhet të lëshojë Zvicrën. Gruaja dhe fëmijët e tij kanë pasaportat zvicerane, ndërsa ai jo.

Arsyet që shtynë shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës për të marrë këtë vendim, janë deliktet e shumta që ka kryer kosovari dhe shfrytëzimi i ndihmës sociale, borxhet ndaj shtetit etj., transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës, pesha e shkeljeve që ka kryer ai peshon më tepër se e drejta për jetë të rregullt familjare dhe konventa për të drejtat e fëmijës, që e siguron të drejtën në fjalë.

Personi, sot 32-vjeçar, nga viti 2005 kishte kryer një delikt dhe ishte dënuar me moslejim për të hyrë në Zvicër. Megjithatë ai ka hyrë në mënyrë të përsëritur. Pas martesës me një zvicerane, ai mori edhe lejen e qëndrimit në Zvicër. Por, nga ajo kohë ai nuk ka punuar askund dhe veç kësaj është dënuar disa herë për delikte në komunikacion.

Personi në fjalë kishte ardhur në Zvicër në vitin 2000, në moshën 13-vjeçare. Prindërit e tij kishin kërkuar azil, por kërkesa u ishte refuzuar, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë gjithë familjes i ishte dhënë statusi i qëndrimit të përkohshëm (Viza F), në vitin 2008 atij i ishte pezulluar kjo leje qëndrimi, pasi që kishte bërë shkelje ligji. Me atë rast i ishte shqiptuar edhe masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër, masë kjo që ai e kishte shkelur disa herë.

Në vitin 2011 ishte martuar me një zvicerane dhe mbi bazë të bashkimit familjar kishte ardhur sërish për të jetuar në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Po atë ditë atij i ishte tërhequr vërejtja që të mos binte në kundërshtim me ligjin dhe të fillonte ndonjë punë në Zvicër. Ndryshe, do t`i merrej leja e qëndrimit.

Por, ai që nga fillimi ka marrë vazhdimisht ndihma sociale, dhe sipas vendimit të gjykatës, nuk ka bërë kurrë përpjekje serioze për të gjetur punë. E megjithatë, leja e qëndrimit (B) i është vazhduar nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Pasojnë më tutje disa dënime për delikte në komunikacion. Ndërkohë ai vazhdon të mos gjejë punë dhe vazhdojnë t`i grumbullohen borxhet. Në fund të vitit 2017 ai i kishte rreth 30 mijë franga borxh shtetit.

Në vitin 2015, pas një dënimi të radhës, Zyra për Migracion e Kantonit të St. Gallenit vendosi të mos ia vazhdonte më lejen e qëndrimit. E ndërkohë, çifti i ri kishte lindur 5 fëmijë!

Me pretekstin se po shkelej Konventa mbi të drejtat e fëmijëve dhe e drejta për jetë familjare, ai kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale. Kjo e fundit, siç u shkrua tashmë, erdhi në përfundimin se kosovari duhet të dëbohet nga Zvicra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

24 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago