Shihni urën më të rrezikshme në botë

Ne këtu në botën e “civilizuar” mund të shijojmë arritjet e inxhinierisë moderne (edhe pse ka edhe dështime tragjike, siç është shembja e urës në Genova), por në botën e tretë, kushtet në rrjetet rrugore variojnë nga rudimentare në të rrezikshme.

Një shembull tipik i asaj që ndodh në disa zona veçanërisht të largëta të planetit është ura që shohim në video.

Bëhet fjalë për një strukturë prej druri dhe metali, elementë të tjerë të panjohur, e cila duket të jetë fjalë për fjalë e varur në ajër.

Ura Alam ndodhet në Pakistan dhe u ndërtua si një zgjidhje e përkohshme në vitin 1978 derisa të mund të ndërtohej një tjetër urë betoni më e qëndrueshme.

Ajo kalon mbi lumin Gilgit dhe është 300 metra e gjatë, të cilën shoferët e kalojnë me zemër të ngrirë.

Siç shihet edhe nga video, kalimi i urës kërkon nerva të forta dhe shumë fat.